Skip to content

For the Love of Music | Episode 2 with Brilantin Hodaj

Muzika e mirë ta bën edhe shpirtin me vallëzu. Kur e mendojmë muzikën elektronike, mendja na shkon tek raves, po përkundër kësaj episodën e dytë të Nifty Creatives e hapim më dikë që krijon muzikë të zhanrit elektronike po me nji twist të ambël, me tinguj që janë të lehtë me u dëgju ‘making your neurones dance with delightful rhythm’. 

Njihu me Brilantin Hodaj, Music Producer & Software Engineer. Brilantini punon aktivisht si Producent muzike, po mbi të gjitha Brilantini është një person familjar, dhe një djalë që ka qef me bo hajgare, me have fun, me i shti krejt me keshë, me i pa krejt njerëzit e lumtur! Nji gjë gjithmonë m’ka bo përshtypje rreth karakterit të Brilantinit ーvullneti i mirë edhe dëshira që me e zgju verzionin edhe pjesën njerëzore ma të mirën te krejt ata që kanë fatin me e njoftë. Kjo ka qënë një prej arsyeve kryesore pse e kemi realizu intervistën e dytë me të, me shpresën që ai vullnet edhe energji e mirë ka me ‘rub off’ edhe te te ti dhe krejt ata që e dëgjojnë bisedën me Brilantinin!

Me 12 vite punë profesionale në muzikë Brilantini e ka një pikëpamje unike edhe professional insight prej të cilës mundeni me mësu edhe me u inspiru, sidomos ju që që merreni me muzikë. Po Brilantini poashtu ndan edhe këshilla që cilido që punon në fusha kreative mundet me e pa veten, e besa edhe me nxjerrë ndonji mësim të ri nga përvoja e Brilantinit.

Inspirimin për punën e tij Brilantini e gjen prej studios ku punon e deri te vende më të pazakonshme. Me e pasë Brilantinin të ftuar në Nifty Creatives është jo veq kënaqësi, se është tregimtar natyral, por poashtu na ka sjellë vlerë në materialet që ne po i krijojmë për me i nda me komunitetin tonë. Falë kreativëve si Brilantini po mblidhemi bashkë për me nda mësime, përvoja, e nganjiherë veq pak humor që me na e nxjerrë në pah motivin e energjinë e mirë për me kriju gjana t’reja. 

“Bon qka ki qef vet. Nëse vazhdon me punu qysh punojnë krejt tjertë, edhe shkon shabllon nuk je i veçantë. Edhe gjasat për sukses janë shumë ma të vogla.” 

Përpos këngët të tij që i gjeni në profilin e tij në Spotify, ma poshtë gjeni pjesë të punës së Brilantinit, projekteve, e punëve të realizuara që i kemi përmendë gjatë Podcast-it, e disa të tjera që i kemi përfshi veq për ju. 

Beige Nour Home and Lifestyle Contemporary Magazine-1

 

Beige Nour Home and Lifestyle Contemporary Magazine (1)-1

 

Studion ku Brilantini krijon mundesh me e gjetë edhe në YouTube si Royal Music Group

 

Ndiqe episodën e plotë të Nifty Creatives, me mysafir Brilantin Hodaj këtu! Fundi i episodës është përmbyllë me një storje edhe ‘core memory’ që i falenderohemi Brilantinit që e ka nda me neve, se nganjëherë i harrojmë ato momente të randësishme që kanë qenë kyqe për formësimin e vlerave e identitetit tonë.

Nëse e ke dëgju storjen e Brilantinit, ndjehu shlirë me nda edhe ti një storje apo ‘core memory’ që ka ndiku rrënjësisht në krijimin e identiteti tënd si person kreativ. Let’s inpire one another!

 

Leave a comment