RRETH NESH
Nifty Creatives është krijuar për të prezantuar persona kreativë të fushave të ndryshme, që na inspirojnë me punën dhe idetë e tyre kreative. Ky podcast është krijuar me ta dhe për ta.
NIFTY CREATIVES
Nga burimi i idesë e deri tek krijimi i podcast-it
Kosova ka plot persona kreativë, po prap kur duam të inspirohemi me ide kreative, shumica prej nesh (...fajtore poashtu) drejtohemi per tek Google edhe kreativët që i gjejmë jashtë Kosovës.
Me punën në fushën e marketingut, e duke vizituar kompani te ndryshme kemi parë se sa shumë persona kreativë të fushave të ndryshme kemi. Po pse nuk kemi një vend ku e shohim punën e tyre, ose pse nuk dijmë kush janë ata?
Prandaj e kemi kriju Nifty Creatives, një podcast që na lejon të mësojmë se kush janë këta persona kreativë. Përpos intervistave, secilia episode është e lidhur edhe me një post blogu ku mund ta shihni drejtëpërdrejtë punën e këtyre personave kreativë, dhe të inspiroheni prej tyre.
Alma Feka
Pjesa energjike e Nifty Creatives, Alma sjell energji, humor, edhe njohuri të shumta që i ndanë me të tjerët thjeshtë dhe drejtëpërdrejtë. Ajo ka përfundu studimet Master në drejtimin Menaxhim dhe Administrim Biznesi.
Përvojat e saj të punës përfshijnë, por nuk janë të limituata vetëm nga: Autore, Digital Project Executive, Copywriter, Marketing Project Coordinator, Përkthyese etj.
Përpos përvojës së punës, Alma është edhe autore e librit me poezi “The Art of Crying in the Bathroom”, ka lansuar blogun e saj thatonealma.com, e bile edhe një eBook të cilin e ofron falas për këdo që dëshiron këshilla praktike për t’u qasë në tregun e punës “Përhajr Puna e Re”.
Prej krijimeve të saj më interesante, definitivish memes 😎!
LIRIDONË DEMAJ
Ideatorja e Nifty Creatives, Lily kujdeset për pjesën e planifikimit, montazhës e aspekteve të tjera teknike të podcast-it. Si “Jack of All Trades”, shkathtësitë e saj kryesisht të fushës së krijimtarisë përfshijnë: Copywriting, Video Editing, Montage, Website Implementation, e çkado tjetër që ka t’bëjë me përdorimin e teknologjive të reja apo programeve interasante.
Edhe pse ka 7 vite përvojë pune, si Social Media Manager, Marketing Manager, Copywriter, Mentore, me kompani lokale e klientë ndërkombëtar, Lily gjithmonë i qaset përvojave të reja me entuziazëm fillestari. Njejtë edhe për projektet e saj Competitivegg dhe REIMAGINED.
Misioni i saj, të ndajë sa më shumë njohuri tjerët - “we grow better when we grow together.”