Skip to content

Nifty Creatives

A podcast by creatives for creatives. Nifty Creatives është i dedikuar për krejt juve që punoni në fusha kreative - me qëllim që me shpërnda kurajo, kreativitet, këshilla, edhe pak ekstra energji edhe frymëzim në punën që e bëni.

EPISODI I PARË

Episodën e parë e hapim bashkë me Alma Fekën - Shkrimtare, Autore, Artiste, edhe një person kreativ që ka plot ide edhe energji pozitive, edhe chief egghead (Lily-n).

RRETH PODCAST-IT

Nifty Creatives ka ardhë si kërkesë organike e nevojës për të gjetë inspirim brenda Kosovës (jo veç tek kreativët ndërkombëtarë)

Ne njohim shumë persona të fushave kreative që krijojnë punë aq të mirë, sa që çuditemi se pse nuk njihen më shumë. E vërteta, s'kemi në vend të dedikuar për persona kreativë prej të cilëve mund të inspirohemi dhe të shohim punën e tyre në aksion! 

Kjo na ka nxitë ta fillojmë Nifty Creatives, si një oazë kreativiteti.  Podcast-i është kriju që me pasë në qendër nga një mysafir të cilësdo fushe kreative (shkrim, video editim, film, muzikë, dizajn, art, pikturë, ilustrim...you get the picture.)

Në podcast flasim bashkë, tregojmë storje, ndajmë teknika, burime, e humor. Si bonus, punën e mysafirëve do ta prezantojmë edhe në mënyrë vizuale në formë të portfolios elektronike (e ti pastaj exploro më shumë).

pexels-george-milton-6953928 (1)-1

MUND TË PËRDOREN FALAS

Çfarë po thonë dëgjuesit tanë

"Thank you for doing this! Shumë lehtë me e dëgju. Sikur një bisedë që e bon me shoqni në kafe!"

J. K.
Fellow Creative

"Gjithmonë kam pasë dëshirë ta shoh se si personat e ndryshëm kreativë kanë procese interesante të punës. Përmes podcastit shumë e lehtë me e pa që krijimtarija nuk është gjithmonë magjike e inspirim kreativ, po nganjiherë thjeshtë me e ndjekë nji proces pune, edhe me e nxehë karrikën."

F.A.
Student

"Shumë kënaqësi ke me e nisë ditën me këto biseda. Shpresoj që keni me mbledhë sa ma shumë persona kreativë. Kemi nevojë ma shumë biseda t'tilla që janë jo veç entertaining por edhe motivuese."

V.S.
Copywriter

Personat pas podcast-it

Canva Design DAFLAvxVFyM

Alma

Shkrimtare, autore, artiste, edhe një person kreativ që ka plot ide edhe energji pozitive.

Canva Design DAFLAlOmTbc

Lily

Tregimtare, krijuese e përmbajtjes (si video, shkrim) dhe ideatorja e Nifty Creatives!

NA NDIQNI