Nifty Creatives

Cultivating Creativity | Episode 3 with Lumbardh Zagragja

Written by Lily | Nov 23, 2022 9:39:30 PM

Nuk është lehtë me qenë kreativ me profesion. E aq ma vështirë duhet me qenë me e menaxhu nji ekip të tanë kreativ. Qysh me e gjetë balancin e me i mbajtë të inspirum anëtarët e ekipit, e qysh me punu bashkë me nji ambient ku, je kreativ ose jo, deadlines janë me randësi? Prej kësaj perspektive në episodën e re “Cultivating Creativity” na tregon Lumbardh Zagragja.  

Lumi është CMO (Chief Marketing Officer) edhe bashkëthemelues i AnchorzUp (kompania ku unë vazhdoj me punu me shumë vullnet, nën menaxhimin e Lumit). 

Ai i ka përfundu studimet master në SH.B.A. në Bentley University - McCallum Graduate School of Business, në Administrim Biznesi. Një lider modern, ai sjell rreth dhjetë vjet përvojë në industrinë e shërbimeve profesionale dhe marketingut me kompani të suksesshme vendase dhe ndërkombëtare.

Ka shumë arsye pse episodën e tretë të Nifty Creatives e hapim me Lumin. Përpos përvojës së tij menaxheriale të ekipeve kreative, ai është edhe nji person kreativ që realizon projekte të ndryshme personale. Lumi është një person me plot kurajo e kreativitet (që jo rastësisht është edhe motoja jonë). 

Një artikull i sugjeruar nga Lumi. Nëse punon në fusha kreative sidomos, ja vlen me e lexu! Intentionally seeking the feeling of awe can improve memory, boost creativity and relieve anxious rumination.

Jo gjithmonë e kemi guximin me ndjekë një karrierë që na flen në zemër. Storja e Lumit është motivuese edhe në këtë aspekt. Ai na tregon se si e ka ndryshu orientimin në karrierë prej kontabilitetit në një fushë kreativite, edhe qysh ka arritë me e nxjerrë ma të mirën prej kësaj. 

Prej Lumit unë mësoj përditë, e prandaj edhe e kemi realizu këtë episodë bashkë, me nda me juve storje që unë kam pasë fatin e mirë me i dëgju e që m’inspirojnë shpesh. Nëse Lumin kisha dashtë me e përshkru më një fjalë I’d use “Multifaceted” nji person me shumë anë të personalitetit që secila është më interesante edhe më e kandshme se tjetra.

“If you have to do something either way, then find a way to enjoy it!”     

Në podcast kemi folë edhe për dashninë për kafshë. Lumi është një prej personave të parë që racën e qenushave Border Collie e ka sjellë në Prishtinë, që ka inspiru edhe pronarë të tjerë me marrë këtë racë qenushi. Flasim edhe për themelimin e Prishtina Dog Hotel, edhe shumë gjana të tjera. 

 

Është kënaqësi me punu me Lumin, duke fillu prej qasjes së tij ndaj krejt personave në ekip, e vullnetit të tij për me e kultivu një shpirt ekipi që i mirëpret sfidat e nuk heziton me ju qasë asnji “task-u” të ri. Në këtë episodë të Nifty Creatives e keni mundësinë me mësu drejtëpërdrejtë nga Lumi se si ai e kultivon kreativitetin në ekipë, edhe qysh e gjen balancin mes menaxhimit të ekipit e nxitjes së kreativitetit të tyre, edhe qysh e kultivon kreativitetin e tij jashtë punës. Dëgjojeni episodën e podcastit për me u kyqë në bisedën tonë ↓

P.S. We also did pet the puppies 🐕🐶🐾